Futboll Sport

Krahu duket mirë/ Salah mund të zbresë në fushë që të premten (FOTO)

Mohamed Salah është rikthyer në stërvitje të plotë me grupin dhe të gjithë shpresojnë shumë se do të luajë të premten në ndeshjen e parë të skuadrës në Kupën e Botës kundër Uruguait. Sulmuesi i Liverpool është stërvitur edhe veçmas me fizioterapistin për të parë reagimin e krahut të tij të majtë, të dëmtuar në finalen e Champions League pas një ndërhyrjeje të Sergio Ramos.

 

Por sipas fotografive të publikuara në faqen e Federatës Egjiptiane të Futbollit në llogarinë e saj në Twitter, Salah duket në formë dhe dita ku të gjithë i druheshin mungesës së tij në Botëror tashmë është thjesht një kujtim i largët.

Të gjithë te Egjipti, por me siguri të gjithë tifozët e futbollit të bukur, presin me padurim rikthimin e tij në fushë. “Ai po përmirësohet gradualisht. Sidiqoftë nuk mund ta konfirmojmë ende që do të jetë në fushë për ndeshjen e parë”, tha menaxheri i skuadrës. “Por mund të them se shpresojmë të luajë në këtë ndeshje”.

Duke qenë se është vendosur në grupin A, aventura e Egjiptit në Botëror nis që të premten, në ndeshjen e dytë të turneut, kundër Uruguait në Ekaterinburg. Më pas “Faraonët” ndeshen me Rusinë në Shën Pjetërburg për të mbyllur grupin me përballjen ndaj Arabisë Saudite.

Related posts

REVOLUCION NGA “THEMELET” TEK PSG/ Ja 10 lojtarët që do të largohen në fund të sezonit

Delo.autor

PARTIZANI-KASTRIOTI/ Pas kombinimeve spektakolare, Hakaj ndëshkon “Krutanët” me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

GATI GODITJA HISTORIKE NË MERKATO/ Firmosi me Guardiolan, Manchester City nis sulmin për “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment