Futboll Premier League Sport

Juventusi në “dritare”/ Mesfushori i Manchester United ka vendosur të largohet

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, ndërkohë që Juventusi po përgatit një ofertë tjetër për anësorin. Francezi u transferua në Old Trafford në vitin 2015 nga Monaco për 60 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Djajve të Kuq.

“Pasi kemi reflektuar me kujdes në të gjitha mundësitë dhe parametrat, Anthony ka vendosur se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi”. “Janë shumë arsye, tani për tani është herët që t’i themi. Anthony do t’i shpjegojë në detaje më vonë”. “Manchester Unitedi ka dashur t’i ofrojë Anthonyt vazhdimin e kontratën dhe nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje pas bisedimeve disamujore”.

 

“Nëse Manchester Unitedi, klubi më i fuqishëm në botë, nuk mund të arrijë marrëveshje pas tetë muajsh bisedime, do të thotë se nuk e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm”. “Është një vendim që e kemi menduar mirë. Njëkohësisht, është e qartë se ai ka kontratë, prandaj Manchester Unitedi e ka fjalën e fundit dhe ne do ta respektojmë vendimin e klubit”, ka deklaruar agjenti Philippe Lamboley për RMC Sport.

Related posts

EKIPI SKOCEZ NUK E BIND SULMUSIN SHQIPTAR/ Flet agjenti i Grezdës: Rangers nuk i dha asnjë shans, do të…

Delo.autor

DRIDHET MILANI/ Sulmuesi kuqezi dëshiron të luaj në SPANJË…

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Porto dhe Manchester City ndajnë pikët. Marseille përmbys Olympiakos

Delo.autor

Leave a Comment