Futboll Sport

Pjesëmarrja në Ligën e Europës, Partizani del me një vendim zyrtar

Pas pezullimit të Skënderbeut nga kupat e Europës, Partizani ka fituar të drejtën për të marrë pjesë e Ligën e Europës, edhe pse u rendit në vendin e 5-të. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i kuq njoftoi se do të nisë të premten përgatitjet për turin e parë.

NJOFTIMI:

ZYRTARE FK PARTIZANI PJESË E EUROPA LEAGUE 2018/2019

15-të herë kampionët e vendit janë pjesë e Europa League për sezonin 2018/2019. Pas përfshirjes nga ana e UEFA-s të FK Partizanit në ekipet të cilat do të marrin pjesë në këtë kompeticion, efektet e vendimit të KAS konfirmojnë zyrtarisht dhe në mënyrë përfundimtare të kuqtë si pjesëmarrës në UEL. 
Skuadra do të nis të premten datë 15 Qershor përgatitjet në prag të përfaqësimit në turin e parë të kompeticionin europian. Ndërkohë në 20 Qershor, datë kur do të hidhet edhe shorti në Nion, do të mësohet edhe kundërshtari që skuadra do të ballafaqohet në këtë edicion europian.

Related posts

PËRBALLJA ÇEREKFINALE NË CHAMPIONS/ Ish-lideri i Juventusit: Ja favoritët krysorë ndaj holandezëve

Delo.autor

KUALIFIKIMI I “LOS BLANCOS” NË GJYSMËFINALEN CHAMPIONS/ Valdano: Gjigantë të vërtetë, kanë mbajtur Real-in në lojë

Delo.autor

“BOMBA” E FLAMURTARIT/ Ekipi vlonjat pranë nënshkrimit me ish bomberin e Partizanit

Isa.Autor

Leave a Comment