Futboll Ligue 1 Sport

E duan në Premier League, por Seri preferon kalimin në Serie A

Jean Michaël Seri është një ndër mesfushorët më të kërkuar në këtë merkato pas paraqitjeve fantastike në edicionin e fundit në Ligue 1 me Nice. Çuditërisht agjenti i Jean Michaël Seri, Franklin Mala i kërkon Napolit të blejë mesfushorin dhe kërkon që të kaltrit të lëvizin sa më shpejt.

Mesfushori i Bregut të Fildishtë ka qenë i lidhur me Arsenalin dhe Chelsea-n, por duket se preferon një lëvizje në Serie A. “Ne shpresojmë që të kemi lajme pozitive nga Napoli në orët e ardhshme”, tha Franklin Mala për “CalcioNapoli24”. “Ka pasur një kontakt joformal me Napoli, por ende nuk ka asnjë hap përpara nga klubi i Aurelio De Laurentiis. Ne jemi gati të takojmë dhe të bisedojmë me drejtuesit e Napolit”, vazhdoi ai, që më pas u ndal te të drejtat e imazhit: “Nuk është problem”.

“Napoli është në ‘pole position’, Seri preferon Napolin në vend të një ekipi tjetër. Napoli duhet të shpejtojë në çdo mënyrë për të mbyllur marrëveshjen. Klauzola e lirimit prej 40 milionë eurosh përfundon më 15 korrik, kështu që ata duhet ta paguajnë atë deri në atë datë. Pas 15 korrikut, Nice mund të kërkojë ndonjë shumë tjetër”, shtoi Mala.

Agjenti i mesfushorit të Bregut të Fildishtë e pranoi se ka interes nga dy klube të Premier League, por nuk preferoi të bëjë publik emrin e tyre. Gjithsesi duke u bazuar te mediat angleze Chelsea dhe Arsenal janë ekipet që kanë treguar interes për shërbimet e tij dhe janë gati të pagujnë te Nice klauzolën e 26-vjeçarit. “Ekzistojnë dy skuadra të Premier League që kanë interes për Seri, por unë nuk mund të them asgjë tjetër”, zbuloi agjenti Franklin Mala. 26-vjeçari mbylli një sezon tepër të suksesshëm me Nice, duke grumbulluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi dy gola dhe dhuroi 10 asiste, 7 prej tyre në Ligue 1.

Related posts

E BUJSHME/ Juventus-Chiesa, afron transferimi i madh. Dalin superdetajet dhe pengesa e fundit

Delo.autor

KONFERENCA E LAMTUMIRËS SË ALLEGRIT/ Duartrokitje e lot nga ekipi i Juventus, por Ronaldo vetëm… qeshte

Delo.autor

KOMBËTARJA nuk e thirri në eleminatore/ “Ylli” i ardhshëm fiton penallti ndaj REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment