Futboll Sport

Portugali-Spanjë, derbi iberik ndez Kupën e Botës

Kjo do të jetë përballja e parë e rëndësishme e Kupës së Botës, që po zhvillohet në Rusi. Kampionët në fuqi të Europës do të përballen me rivalët e tyre të vjetër iberikë, Spanja, në një ndeshje që do të jetë e vlefshme për Grupin B.

Këto janë dy formacionet favorite për të kaluar në raundin pasardhës, duke menduar se nuk do të kenë shumë probleme në ndeshjet respektive që do të luajnë kundër Marokut dhe Iranit. Skuadra që do të fitonte, do të ishte favorite për të siguruar kreun e grupit, për këtë arsye kjo ndeshje do të jetë shumë e rëndësishme.

Portugalia arriti të triumfonte në Euro 2016 falë një mbrojtjeje të pakalueshme, por ky repart nuk është rinovuar në dy vitet e fundit dhe vazhdon të udhëhiqet nga 35-vjeçari Pepe, i cili do të ketë në krah njërin mes Bruno Alves (36 vjeç) dhe Jose Fonte (34 vjeç).

Ky mund të jetë një problem i madh në një përballej me Spanjën, që ka në përbërje lojtarë të shpejtë dhe me aftësi të larta teknike. Në ndeshjen e fundit, Portugalia ka marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Algjerisë, që ka ardhur pas një barazimi pa gola të regjistruar kundër Belgjikës në fillimin e qershorit.

Ata kanë dominuar në fazën kualifikuese të Kupës së Botës, por kanë fituar vetëm tri nga shtatë miqësoret e fundit, duke mos arritur të fitojnë kundër SHBA, Holandës, Tunizisë dhe Belgjikës. Edhe Spanja ka dominuar në fazën kualifikuese, duke lënë vetëm dy pikë rrugës në 10 ndeshje dhe duke e mbyllur grupin pesë pika larg Italisë.

Ata kanë shënuar 36 gola në këto 10 ndeshje dhe kanë pësuar vetëm 3. Spanjollët nuk e njohin humbjen që nga eliminimi i tyre në Europian, pothuajse dy vite më parë.

Shifra dhe Fakte

– Portugalia dhe Spanja kanë marrë nga dy fitore, tre barazime dhe dy humbje në shtatë përballjet e tyre të fundit direkte. Ndeshja e fundit, e luajtur mes këtyre dy skuadrave në një Kupë të Botës, është luajtur në 2010-ën, me Spanjën që ka fituar 1-0.

– Spanjollët nuk kanë pësuar asnjë humbje që nga qershori i 2016-ës, duke marrë 14 fitore në 20 ndeshjet e luajtura që nga ajo kohë.

– Spanja ka shënuar të paktën dy gola në 15 nga 20 ndeshjet e luajtura në dy vitet e fundit, por ka pësuar katër në pesë të fundit.
– Portugalia nuk ka arritur të shënojë gol në vetëm 2 nga 12 ndeshjet e fundit.

Related posts

Manchester United ofron 48 milionë euro për Vidal

Sadik.Autor

Atletico dyfishon rezultatin ndaj Marseilles. Shënon përsëri Griezmann kundër franzezve (VIDEO)

Sadik.Autor

Trajneri i Burnley: Ederson? Është sikur të kesh Ronald Koeman në portë

Q.Autor

Leave a Comment