Futboll Sports

Revoltohet James Rodrigues “Mos më krahasoni me Beckham! Kam 85 milionë ndjekës…”

James Rodriguez, sulmuesi i Bayern Munich dhe i përfaqësueses së Kolumbisë i ka idetë shumë të qarta. Asnjë krahasim dhe shumë projekte për të ardhmen: “Unë Beckham i ri? As që bëhet fjalë, unë jam James, James Rodriguez. Nuk më pëlqejnë krahasimet dhe nuk dua të identifikohem për ngjashmëri me futbollistë të tjerë. Në këtë moment kam 17 milionë ndjekës në Tëitter, 36 në Instagram dhe 32 miq në Facebook: në total 85 milionë. Janë numra mëse të mirë”.

“Më duket e drejtë të tregoj atë që jam dhe atë që bëj, përmes fotove dhe selfie. Jam fanatik i syzeve të diellit, më pëlqejnë montazhet dhe lentet e ngjyrave të ndryshme. Pastaj çmendem për këpucët. Stili im është kasual, gjithsesi nuk përjashtoj as veshjet elegante. Diçka që nuk pëlqej janë xhupat , edhe sepse unë vij nga një vend ku klima është spektakolare. Të dizenjoj një koleksion të gjithë timin? Mendoj vëretë që po, mbase kur të tërhiqem nga futbolli. Që tani kam shumë ide”, u rrëfye James Rodriguez.

Related posts

NIS REVOLUCIONIN NGA “THEMELET”/ Juventusi gati 120 milionë euro për dyshen e Serie A…

Delo.autor

GODITJE E RËNDË PËR INTERIN/ Romelu Lukaku dëmtohet sërish dhe rrezikon derbin e Italisë me Juventusin

F.autor

NUK NDODHTE PREJ 23 VITESH/ Debutim ëndrrash me fanellën e Interit, sulmuesi Dzeko njësoj si “Fenomeni”

Delo.autor

Leave a Comment