Futboll Sport

Franca me shumë miliona në sulm, por pak mbrojtës

Vlen thuajse një miliard e gjysmë euro, por kjo mund të mos mjaftojë. Franca shihet si favorite në Botëror. E pashmangshme, duke parë sulmin “atomik”, me 19- vjeçarin Mbape gati të shpërthejë me Grizman e Dembele. Por, nëse reparti ofensiv shihet me “zili”, njëlloj si mesfusha me “të rilindurin” Pogba, “blutë” nuk ofrojnë garanci në mbrojte.

Franca

Mungojnë automatizmat mes qendrorëve. Anësorët lënë për të dëshiruar. Dhe mes shtyllave nuk ka siguri. Trajneri Didi Deshamp rrezikon të “pengohet”, pavarësisht kundërshtarëve të përballueshëm. Duhen evituar fillimisht gabime si ato ndaj SHBA-së, të shtunën e kaluar në Lion (1-1). Me atë gol të pësuar nga një “asist” (për amerikanët…) i Sidibes. Një gabim që shqetëson, për një skuadër të cilën “Cies”-i e vlerëson si më të shtrenjtën e kombëtareve (1,4 miliardë). Rezultatet e fundit në miqësore: FrancëItali 3-1; Francë-SHBA 1-1.

Related posts

MOTO GP/ Yamaha dominon sërish në pistën e Losail, Quartararo triumfon në garën e Doha

Delo.autor

TRAJNERI ME DHIMBJE KOKE/ Probleme për mbrojtësin e Barcelonës, ndrydh sërish ligamentin

Delo.autor

ISLANDË-SHQIPËRI/ Edi Reja debuton me kuqezinjtë, eksperiment në rreshtim (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment