Kosova Shqipëri

Vokrri ngushëllon familjen Pllana për vdekjen e futbollistit 17-vjeçar

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, e ka ngushëlluar familjen Pllana për vdekjen e 17-vjeçarit, Shkëlqim Pllana, i cili dje u ther me thikë në Prishtinë.

Pllana ishte futbollist i KEK-ut dhe më parë kishte luajtur edhe për 2 Korrikun, përcjell Express.

Ai u ther me thikë dje rreth orës 19:10, dhe vdiq rreth orës 22:00 pasi nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve.

Vokrri po ashtu u ka kërkuar organeve të rendit ta zbardhin rastin dhe kryerësit e veprës të marrin dënimin e merituar.

Më poshtë mund ta lexoni telegramin e ngushëllimit të presidentit të FFK-së për familjen Pllana:

E nderuara familje e Shkëlqim Pllanës!

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Shkëlqim Pllanës, ish-futbollist i 2 Korrikut e tash i KEK-ut, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni t’ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Ndonëse i ri, Shkëlqimi u shqua si futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe nxënës shembullor. Ne shpresojmë dhe besojmë se organet përgjegjëse shtetërore, do ta zbardhin rastin dhe ata që ndaluan jetën e Shkëlqimit në lulen e rinisë do ta marrin dënimin e merituar.

Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.

Me respekt

Fadil Vokrri, president i FFK-së

Related posts

KISHTE TEMPERATURË TË LARTË/ Ish-ylli i Partizanit përfundon në spital pas infektimit me COVID-19

Delo.autor

“QATAR 2022″/ I rritur në akademinë e Bayern Munich, pranon të përfaqësojë Shqipërinë mesfushori…

Delo.autor

SULMUESI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN NË KAMPIONATIN TURK/ “Bomberi” Muriqi nuk di të ndalet, shënon dhe i jep fitoren Fenerbahces

Delo.autor

Leave a Comment