Futboll Sport

Mbrojtësi adoleshent i Anglisë: Mamaja më telefonon çdo ditë, për të pyetur nëse…

Mbrojtësi adoleshent i Anglisë, Trent Aleksander Arnold, i grumbulluar në Rusi me kombëtaren e tij, ka zbardhur telefonatat që mamaja e tij i bën çdo ditë, për ta kontrolluar për shëndetin.

19-vjeçari, lojtari me moshën më të re tek Anglia, thotë gjithashtu se kapiteni i tij që ka edhe tek Liverpuli, Xhordan Henderson, po sillet si një mësues për të.

“Mamaja më telefonon çdo ditë të sigurohet që kamë vënë krem kundër diellit, dhe për të gjitha gjërat rreth shëndetit tim. Do t’i dijë të gjitha detajet. E gjithë familja në fakt, është e shqetësuar për mua. Flasim disa herë në ditë me ta. Dua t’i bëj krenar, dhe nëse ata janë krenar për mua, kjo është nga arritjet më të mëdha për mua në futboll. Henderson? Ai padyshim është mentori im. Janë të paktë lojtarët që mund të ulesh dhe të shohësh se si e kalojnë ditën ata.” – deklaroi Aleksander Arnold.

Related posts

SFIDA MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Guardiola dhe Conte “zihen” se kush është trajneri më i mirë

Delo.autor

SIMPATIZON KHABIB/ MAVRAJ “harron” Izraelin, thumbon McGREGORIN: A u bë IFTARI?

Isa.Autor

PUBLIKOHET KALENDARI/ Kategoria Superiore rikthehet më 8 janar, ja të gjitha sfidat dhe oraret…

Delo.autor

Leave a Comment