Futboll Seria A

E BUJSHME/ Etrit Berisha pranë transferimit te Napoli

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, mund të jetë pasues i Pepe Reinas te Napoli.

Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët.

Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën. Një gjë të tillë e vertetoi edhe në sfidën ndaj Napolit.

Drejtuesit e klubit jugor, kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor. Kjo nuk është hera e parë që prishtinaliu kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj, raporton SS.

Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit. Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.

Related posts

VAR do të bëj një hap të madh përpara

Q.Autor

NJË PIKË QË E OFRON ME OBJEKTIVIN E CHAMPIONS/ “X” i Bolognas ndaj Frosinones së Marvin Çunit

F.autor

NUK DO TA BESONI/ Inter-Barça mund të fillojë me një rekord milioner

F.autor

Leave a Comment