Futboll Sport

Ronaldo dhuron spektakël por nuk mund dot i vetëm Spanjën (VIDEO)

Një sfidë spektakolare dhe me emocione pafund ka rezultuar “derbi iberik” me Spanjës dhe Portugalisë. Ronaldo dhuron “magji” duke shënuar një tre golësh por që në fund nuk mjaftoi pasi 90 minutat u mbyllën me rezultatin e barabartë 3-3.

Sfida nisi me gol ku Ronaldo në daljen e parë fitoi një penallti duke e thyer në gol nga pika e bardhë e 11 mertave. Reagimi i Spanjës është evident dhe kampionët e kupës së botës në 2010-tën vendosin ekilibrat me Diego Costën. E megjithatë Ronaldo nuk e ka thënë fjalën e fundit sa i takon pjesës së parë duke shtangur “la rohan” me një goditje pa shumë pretendime.

Në pjesën e dytë djemt e drejtuar nga Hierro kthyen gjithçka në avantazh me gola e Diego Costës dhe supergolit te Nachos. Kur të gjithë menduan se kjo përbalje do të mbyllej me fitoren e Spanjës, Ronaldo nxjerr nga repertori i tij një super gol nga goditja e dënimi duke mos i dhënë asnjë shans portierit De Gea.

Përfundimisht 3-3, një rezultat që nuk kënaq askënd përveç të pranishmit në shkallët e stadiumit të cilët ishin dëshmitarë të një dueli sensacional dhe spektakolar.

Përgatiti:AlpeNews.al

https://www.youtube.com/watch?v=DB3pfbypDMc

Related posts

“LORIKU” FRYMËZUES PËR RININË”/ Meta: Personalitet i spikatur dhe ambasador i shkëlqyer i vlerave tona

Isa.Autor

TRANSFERIMI TEK KAMPIONËT MOLDAVË/ Ja kur pritet që Regi Lushkja të debutojë me Sherif Tiraspolin…

Delo.autor

ALARM NGA KORONAVIRUSI TEK SPAL-I/ Etrit Berisha bën tamponin dhe rezulton… POZITIV

Delo.autor

Leave a Comment