Futboll Sport

“AGJENTI MENDES ËSHTË MIKU IM”/ Rrëfehet Gatusso: Nuk jam racist, në stadiumet ku shkoja më quanin…

Ivan Xhenaro Gatuzo ka folur për herë të parë pas largimit të tij nga Fiorentina një aventurë që zgjati pak javë. Në një intervistë me të përditshmen italiane “la Repubblica”, trajneri kalabrez nuk ka preferuar të flasë kur u pyet për presidentin e skuadrës nga Firence, Roko Komiso:

Fiorentina dhe Roko Komiso – “Nuk mund të flas për këtë temë, për arsye se është një person që nuk e kam takuar kurrë nga pranë.”

Totenhem – “Unë nuk jam racist, më quanin jugor në të gjitha stadiumet dhe tani jam viktimë e personave që më urrejnë nëpërmjet tastierës.”

Napoli – “Në një sezon me probleme dhe me dëmtime kemi humbur kualifikimin në Champions për një pikë.”

Mendes – “Mendes është miku im, më ka dhënë këshilla për karrierën time duke parë që ka eksperiencë të madhe. Merkato nuk varet nga unë, por nga drejtuesit. Rolet i respektoj gjithmonë. Jam ambicioz dhe dua lojtarë të fortë dhe efikas në skuadrën time, pavarësisht nga agjenti i tyre. Kur erdha tek Milani gjeta Andre Silvën dhe tek Napoli Gulamin, lojtarë që janë me agjent Mendesin.”, përfundoi Gatuzo.

Related posts

SHPËTIMTARI “BOMBERI” POLAK/ Piatek shënon golin e fitores për Milanin (VIDEO)

Delo.autor

NUK HARRON KURRË KLASIN/ Shikoni si Xavi jep asist “MAGJIK” nga një distancë 50 metra (VIDEO)

Delo.autor

Buffon nuk njeh limite, nis bisedimet me PSG-në

Sadik.Autor

Leave a Comment