Futboll Sport

Kastrioti, faza përgatitore në Serbi, afrohen 2 të huaj

Kastrioti është gati për të nisur fazën përgatitore, teksa  drejtuesit e klubit njëkohësisht janë duke punuar edhe për përforcimin e skuadrës me element cilësorë. Kështu nën drejtimin e teknikut Elvis Plori krutanët fazën e tyre përgatitore pjesën më të madhe e kanë të fokusuar brënda vendit. Gjithçka do të nisë më datë 25 qershor në stadiumin e Krujës, gjithmonë nëse aty nuk nisin punimet për rindërtimin e stadiumit, nëse kryen punime atëherë ata do të zhvendosen në fushat stërvitore të ekipeve kombëtare në Kamëz.

Më pas 12 ditë do të qëndrojnë në Pukë, teksa 12 ditë të tjera do të spostohen përtej kufijve në Serbi, ku gjithashtu do të zhvillohen edhe disa takime miqësore. Krahas përgatitjeve, Kastrioti po punon edhe në afrimin e elemëntëve cilësorë. Burime pranë klubit bëjnë të ditur për SuperSport  se është arritur akordi për afrimin e  Xhabari Antoni dhe brazilianit Xheferson.

Ky i fundit ka qënë edhe më herët pjesë e superiores. 28-vjeçari ka qënë pjesë e Kukësit për dy vite gjatë sezoneve 2014-2015 dhe 2015-2016.  Përsa i përket emrit tjetër atij të Xhabari Antoni i cili gjithashtu është në rolin e mesfushorit  ai ka qënë pjesë e gjithë ekipeve zinxhirë tek kombëtarja e Trinidat e Tobakos, teksa momentilsht mban shiritin e kapitenit tek përfaqësusja U-21.

Related posts

“E ARDHMJA IME NUK VARET NGA MESSI/ Ylli Mbappe del hapur: Dua vetëm Real Madridin

Delo.autor

DËMTIMI I ALEXIS SANCHEZ ME KOMBËTAREN/ Flet Marotta: Duhet të jemi vigjilent në merkaton e janarit, kilianin nuk do ta…

Delo.autor

E BUJSHME NË ITALI/ Ivan Rakitic pranon kalimin në Seria A, ja ekipi

Delo.autor

Leave a Comment