Futboll Sport

U afrua me bujë te Partizani, tani e duan në Rumani!

Verën e shkuar Bruno Telushi la Flamurtarin dhe pranoi ofertën e Slaven Belupo në Kroaci. Në fillim të sezonit ai u aktivizua, por më vonë nisën problemet dhe mesfushori vlonjat ndërpreu kontratën dhe u rikthye në Shqipëri. Partizani e kishte kërkuar disa herë dhe e shfrytëzoi mundësinë, duke e bindur Telushin, me të cilin nënshkroi një kontratë për 2.5 vite. Për mesfushorin ishte ekipi i dytë me të cilin luante në Shqipëri, pasi më parë ishte aktivizuar vetëm te Flamurtari, që kur ishte khyer nga Italia.

Por për Telushin aventura e tij me Partizanin mund të mbyllet që tani, pasi ka një ofertë nga Botosani në Rumani shkruan gazeta “Sport Ekspres” në versionin e saj online. Gjithçka është serioze dhe mesfushori po e merr në konsideratë propozimin e bërë. Klubi rumun kërkon të përforcohet dhe vlonjati është një nga ata që pëlqejnë. Me Bathën të larguar bëhet më e vështirë që Partizani ta lërë të lirë, pasi për të paguar për kartonin e tij as që bëhet fjalë.

Ndoshta vlonjati mund të shpresojë në zemërgjerësinë e “demave të kuq”, që mund të mendojnë të ulin shpenzimet në ekip, pasi Telushi është një nga ata lojtarë që paguhet mirë. Për të gjërat te Partizani në pjesën e dytë të sezonit të shkuar nuk është se shkuan mirë, kjo edhe për shkak të një dëmtimi. Në një moment ai pati edhe një përplasje me trajnerin Klevis Dalipi, i cili nuk e përfshiu mesfushorin me grupin e titullarëve para ndeshjes më Luftëtarin. Pas incidentit ai nuk udhëtoi me grupin në Gjirokastër.

Related posts

E PAPRITUR/ CASSANO thotë lamtumirë: Po e LË FUTBOLLIN, ai më hoqi nga RRUGA, tani do të…

Isa.Autor

Portieri i Juventusit së bashku me të fejuarën duke marrë rreze! Shihni ku po i kalon pushimet dimërore (FOTO)

Q.Autor

UEFA ka publikuar ekipin e javës në Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment