Albanian Stars Kombëtarja

Surprizon Hysaj, shfaqet si mbret i Napolit (VIDEO)

 Me titullin “Mbretërit e Napolit”, klubi i futbollit të Napolit ka prezantuar kalendarin e vitit 2018. Në një video të bukur, futbollistët shfaqen me veshje mbretërore, duke përfaqësuar figura të ndryshme. Edhe pse Napoli humbi në shtëpi me Juventus, që ishte edhe humbja e parë sezonale, atmosfera në klubin italian vazhdon të mbetet e mirë.
Në kalendarin e ri, Elseid Hysaj është veshur ndryshe. “Mes Jakobinos dhe mbrojtësit të krahut, unë zgjedh që të luajë si mbrojtës krahu”, – thotë Hysaj në video. Hysaj po zhvillon sezonin e tretë te Napoli, teksa ai ka pasur një rritje të nivelit të tij nga sezonin në sezon nën drejtimin e trajnerit Sarri. Gjithsesi, ai ende nuk e ka shënuar golin e parë me fanellën e kaltër. E në fakt, ku të lënë Mertens, Insigne, Hamsik, Milik e të tjerë!

Related posts

SHQIPËRI-ANDORRË/ Është momenti i së vërtetës për “Kuqezinjtë”, synojnë rekordin e pikëve

Delo.autor

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Delo.autor

Kombëtarja U-20, dy miqësore me Azerbajxhanin. Bushi shpall listën

Q.Autor

Leave a Comment