Bundesliga Futboll

Bayern Munchen/ James Rodriguez: Nuk largohem nga ky klub

Anësori i Bayern Munichut, James Rodriguez, ka deklaruar se ai nuk e ka ndërmend që të largohet nga klubi gjerman.

Kolumbiani i është bashkuar kampionëve të Bundesligas në formë huazimi dyvjeçar nga Reali me opsion të blerjes permanente.

26 vjeçari ka vuajtur që të përshtatet në fillim të sezonit, teksa forma e dobët që kaloi ekipi i kushtoi me shkarkim Ancelottit.

 “Unë do të qëndroj këtu, jam shumë i lumtur në Munich”.“Unë nuk dua të mendoj për ndonjë gjë tjetër”, theksoi James.

James lëvdoi trajnerin e ri Heynckes, si top trajner dhe të pakrahasueshëm.

“Unë po tentoj të gjej ritmin dhe ai më ka ndihmuar që të kem më shumë minutazh. Më pëlqejnë stadiumet e Bundesligas, gjithnjë janë të mbushura. Luani edhe ndaj ekipeve tjera të forta. Është top kampionat”, përfundoi James.

Related posts

Arsenali fiton 3-0 me Watfordin për të shmangur krizën

Q.Autor

“NUK ËSHTË ME VEND KRAHASIMI ME SHQIPËRINË E PANUÇIT”/ Flet Reja: Kombëtarja gjithmonë synon të…

Delo.autor

KORET RACISTE TË TIFOZËVE/ Sulmuesi brazilian largohet nga loja mes lotësh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment