Futboll Premier League Sport

Manchester United mban peng Martial prej çmimit, kërkon… milionë stërlina

E ardhmja e Anthony Martial duket se është larg Manchester United, por skuadra e “djajve të kuq” nuk ka për ta lënë shumë kollaj mesfushorin francez të largohet. Sipas të përditshmes britanike “The Mirror”, klubi i “Old Trafford” ka vendosur çmimin prej 75 milionë stërlina për ta lënë të lirë mesfushorin me tipare sulmuese. Tottenham, PSG dhe Real Madrid janë tri skuadrat që kanë shfaqur kohët e fundit interes për Martial, por tashmë duhet të maten mirë para se të vazhdojnë bisedimet, pasi tarifa e vendosur nga United është e lartë.

Gjithsesi, menaxheri i francezit ka nisur kërkimet për t’i gjetur Martial një ekip të ri, ndërkohë që vetë lojtari ka refuzuar të rinovojë kontratën, duke qenë se nuk ka më një vend si titullar te skuadra e trajnerit Jose Mourinho. Lojtari u ble për 58 milionë stërlina tri sezone (luante me Monaco) më parë nga United, por që kur ka ardhur Mourinho mesfushori po vuan shumë. Për pasojë, ai u la jashtë kombëtares franceze që ndodhet në Botërorin “Rusi 2018”. 22-vjeçari kërkon më shumë hapësira, ndaj synon të gjejë një ekip të ri sezonin tjetër.

Related posts

Merkatoja te Napoli nis nga porta, Ancelotti kërkon më të mirin e momentit

Sadik.Autor

“KJO ËSHTË LISTA IME E RIVALËVE”/ Tyson Fury zbulon 5 duelet e radhës para se të tërhiqet

Delo.autor

DEL E VËRTETA/ Ish-mbrojtësi kroat zbulon: Historia MODRIC-INTER ishte…

Isa.Autor

Leave a Comment