Futboll Kategoria Superiore Sport

“E BUKUR TË LUFTOJMË EDHE ME 10 VETË”/ Ja si i motivoi trajneri Daja ekipin gjatë pushimit (VIDEO)

Flamurtari u mund dje në kryeqytet përballë Partizanit, por me plot polemika, për vendimet e gjyqtarit Indrit Myrtja, të kontestuara edhe nga vetë trajneri Ilir Daja.

Por, klubi ka postuar një video, nga një moment interesant në pushimin mes dy pjesëve. Në ato çaste, sfida gjendej në shifrat 1-1, dhe gjyqtari sapo kishte nxjerrë me karton të kuq, Andi Ribajn, në momentin e incidentit të tifozëve me fotografin e klubit vlonjat.

Ndërkohë, në dhomat e zhveshjeve, shikohet tekniku Daja, që ka mbledhur rreth tij lojtarët, dhe dëgjohet teksa thotë: “Qenka e bukur të luftojmë edhe me 10 vetë. 1, 2, 3. Fitore!”

Related posts

CIKLI I RI I PARTIZANIT/ Tani pika më e fortë e “demave” është mbrojtja

F.autor

NGA CHAMPIONS TEK TRAJNERI SARRI/ Emre Can zbulon Juventusin e ri

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Dy rikthime “zikaltër” pas dëmtimeve, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment