Futboll Sport

Gareth Bale takim me Lopetegui para se të vendosë për të ardhmen

Gareth Bale është ende i pavendosur për të ardhmen e tij, dilema që janë shtuar pas ndryshimeve në stolin e skuadrës “merengues”. Largimi i Zinedine Zidane dhe ardhja e Julen Lopetegui mund të ndryshojnë rrjedhën e ngjarjeve te skuadra kampione e Europës, ndaj sulmuesi uellsian shpreson që me trajnerin e ri gjërat të jenë ndryshe. Ky ndryshim në stolin e skuadrës së Realit ka bërë që Bale të qëndrojë në vend për sa i përket së ardhmes, pasi para se të marrë një vendim synon të bisedojë me trajnerin e ri.

“Unë shpresoj që me trajnerin ëe ri të sqarojmë disa gjëra në lidhje me idetë e tij për skuadrën, në mënyrë që të vendos edhe unë se çfarë do të bëj. Dua të luaj dhe jo të jem sërish në stol. Në rast se do të jetë e njëjta situatë, atëherë do të largohem”, ka thënë Gareth bale, që synon të rikthehet në Premier League sezonin e ardhshëm, në rast se nuk do të ketë hapësira në skuadrën e Lopetegui. Skuadra “merengues” ka disa plane për të ardhmen, pasi synon të marrë Salah e Martial, ndaj e ardhmja e uellsianit duket larg Madridit.

Related posts

MBYLLI AVENTURËN ME KUKËSIN/ Kastrioti tenton të “rrëmbejë” ish-mesfushorin e “verilindorëve”…

Delo.autor

SHPËRTHEN SHTYPI SPANJOLL/ “Juventusi për turp, me 70 milionë euro Iscos i blen vetëm…”

Delo.autor

E BUJSHME/ Rikthehet legjenda Raul Gonzales, Real Madridi e bën…

Delo.autor

Leave a Comment