Futboll Sport

Pesë lojtarë për Tiranën, bardheblutë “pazar” në tre fronte

Tirana është një nga ekipet që pritet me interes për sa i përket zhvillimeve në merkaton e verës. Drejtuesit bardheblu prej kohësh kanë nisur nga puna për të përforcuar skuadrën, megjithatë deri më tani s’ka asnjë afrim zyrtar. Te 24-herë kampionët e vendit gjithçka është diskrete, megjithatë newsport.al mëson se drejtuesit kanë qenë në Kosovë për të biseduar me 3 lojtarë, emrat e të cilëve preferohen të mbeten sekret.

Nga ana tjetër edhe në vendin tonë ka pasur kontakte mes disa futbollistëve, por më i spikaturi është Bruno Dita. Mesfushori i Skënderbeut është nën kontratë me korçarët, por drejtuesit bardheblu kanë shprehur hapur dëshirën që ai të bëhet pjesë e Tiranës. Veç Kosovës dhe tregut vendas opsion tjetër mbetet edhe Maqedonia. Duke qenë se në Superiore, lojtarët maqedonas konsiderohen si shqiptarë, drejtuesit po mendojnë të blindojnë fazën ofensive.

Dejan Blazhevski është emri që qarkullon së fundmi si një përforcim i mundshëm, megjithatë ende s’ka asgjë zyrtare. Zhvillime të reja priten në vijim për sa i përket “hyrje-daljeve” te 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Related posts

“BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid ka fiksuar ditën e prezantimit të Mbapesë

F.autor

CHAMPIONS/ Inter ndan pikët me Shakhtar, Kampionët e Europës triumfojnë në Rusi

Delo.autor

Juventusi e ka seriozisht, ofron 30 milion euro për mesfushorin e Milanit

Sadik.Autor

Leave a Comment