Futboll Sport

Portieri i Islandës në qiellin shtatë, tregon si e mundi Messi-n

Hannes Halldorsson është kthyer në një hero në vendin e tij, Islandën. Por me pritjen e penalltisë të Lionel Messi-t ai është kthyer në qendër të vëmendjes të të gjithë botës.

Gardiani 34 vjeçar luan për skuadrën daneze Randers dhe gjithashtu merret me produksionin e videove. Madje ai ishte përgjegjës për videoklipin e Islandës në festivalin evropian të këngës Eurovision në vitin 2012.
“Ishte diçka e jashtëzakonshme për mua që të isha portieri i parë i Islandës që luaja në një Kupë Bote dhe më pas ti prisja një penallti futbollistit më të mirë të botës.

Ishte një ëndërr e kthyer në realitet që t’ia prisja penalltinë, për më tepër që na ndihmoi të merrnin 1 pikë me mjaft vlerë. Shpresoj që kjo do rezultojë e rëndësishme në synimin tonë për t’u kualifikuar në fazën tjetër.
Unë studiova penalltitë e tij, pasi e dija se mund të ndodhte diçka e tillë. Kam parë shumë penallti të tij dhe kisha një ndjesi të mirë se ai do të gjuante ashtu”, tha gardiani islandez.

Related posts

Manaj në kombëtare/ Albacete “akuzon” Panuccin, arsyeja do t’ju BEFASOJË

Isa.Autor

SASSUOLO PËSOI GOL PAS 6 SEKONDASH NGA “KUQEZINJTË”/ Sulmuesi Caputo: Nuk kishte vëmendje në atë rast…

Delo.autor

USHQIM I KONTROLLUAR PËR YLLIN BELG/ Regjim i ri, ja dieta e Romelu Lukakut

Delo.autor

Leave a Comment