Futboll Sport

Deschamps ka rezerva për Francën, Pogba përgëzon edhe fatin

Pavarësisht fitores 2-1 ndaj Australisë në ndeshjen e debutimit për Kupën e Botës, tekniku i Francës, Didier Deschamps, nuk shprehet i kënaqur:

“Edhe pse nuk ishte një fitore e lehtë, të arrish suksesin në ndeshjen e debutimit është diçka shumë pozitive, por jo e mjaftueshme. Hasëm vështirësi, pasi përballë kishim një skuadër që nuk na lejoi të avanconim shumë. Duhet të kishim bërë më mirë në aspektin e zotërimit të topit. Patëm edhe disa raste të tjera, por pasimet nuk ishin eficiente. Duhet të luftojmë shumë, pasi në këtë kompeticion të gjitha skuadrat janë shumë të përgatitura. Përsonalisht nuk jam shumë euforik , bëmë detyrën tonë, por jam i bindur se kemi potencial për të performuar shumë më mirë se kaq.”

Në humor më të mirë pas fitores shfaqet Paul Pogba:

“Në takimet që zhvillohen për Kupën e Botës nuk ka më ekipe të vogla, ndaj është me shumë rëndësi fitorja që në takimin e parë, edhe pse për të qenë i sinqertë ishte një sfidë e vështirë. Në realizimin golit u ndihmova dhe nga mbrojtësi i Australisë, gjithsesi, e rëndësishme është që topi gjeti rrjetën.”

Related posts

COPPA ITALIA/ “Buzëqesh” Allegri, ylli i Juventusit i gatshëm për sfidën ndaj Fiorentinës

Delo.autor

VIDEO EPIKE/ Futbollin e kanë qejf edhe kafshët, momenti kur dreri i egër shënon gol dhe hidhet përpjetë nga gëzimi

F.autor

ÇFARË RREZIKON SARRI/ Konsumon 60 cigare në ditë dhe diagnostikohet me pneumoni…

F.autor

Leave a Comment