Futboll Sport

RUSI 2018/ Gjermania humb titullarin për shkak të gripit

Sot është dita e së vërtetës për djemtë e Joachim Low. Sot luhet ndeshja e parë e Kupës së Botës ndaj Meksikës.

Sot nuk ka më pyetje, por vetëm përgjigje në fushë.

Por një lajmi keq ka ardhur disa orë përpara ndeshjes që nis në orën 17:00.

Jonas Hector, sipas informacioneve të Bild, do të mungojë për shkak të gripit.

Për Low ky është një problem i madh, pasi Hector në krahun e majtë të prapavijës është një zgjidhje shumë solide, për një pozicion ku nuk ka shumë zgjedhje.

Gjatë Euro 2016, lojtari i FC Koln ka bërë një punë shumë të mirë, teksa shënoi edhe penalltinë vendimtare ndaj Italisë në çerekfinale.

Në vend të tij do të luajë Marvin Plaettenhardt. Ylli i Hertha Berlin është një armë më shumë me të majtën e tij të fortë për Gjermanët.

Related posts

ZYRTARE/ Liverpool bën prezantimin e madh, Klopp merr yllin e Bayern…

Delo.autor

FITORJA E JUVENTUSIT NË TAVOLINË/ De Laurentis do të shkojë deri në… KAS

Delo.autor

LIVE/ I pandalshëm Kastrioti, dyfishon menjëherë rezultatin përballë Kamzës (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment