Futboll Sport

Ekipi turk kërkon shërbimet e mbrojtësit të Vllaznisë

Siç pritej, largimet nga ekipi i Vllaznisë pas rënies një kategori më poshtë, do të jenë të shumta. Arlind Kalaja ishte i pari që firmosi me ekipin e Kukësit. Ndërkohë të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe mesfushorët Erjon Vucaj dhe Eraldo Çinari. I pari tek Luftëtari, ndërsa i dyti në Spanjë tek ekipi i Alaves.

Por, një tjetër lojtar duket se është pranë arritjes së marrëveshjes me një skuadër të re. Bëhet fjalë për mbrojtësin Denis Pjeshka. Me paraqitjet e tij sa herë që i është dhënë mundësia, Pjeshka duket se ka ngjallur interes nga ekipi turk i Denizlispor. Një ekip që militon në Kategorinë e Parë të Turqisë dhe këtë sezon e ka mbyllur në vendin e 15-të, duke vijuar të jetë pjesë e kësaj kategorie edhe sezonin e ardhshëm.

Por, a mund të largohet Pjeshka nga Vllaznia ? Shkodra.News mëson se mbrojtësi shkodran ka një kontratë edhe për një vit me klubin Vllaznia, por me një shumë prej 9 mijë eurosh që klubi turk mund ta paguajë ai mund të transferohet pa problem në Turqi. Vetë Pjeshka ndodhet këto ditë në Turqi, aty ku po kalon pushimet, por që mund të ketë edhe një arritje të marrëveshjes me ekipin e Denizlispor.

Related posts

PANUCCI TEK ROMA? Flet Duka: Me seriozitetin që ka besoj se…

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Befasi e madhe, Bodo Glimt mposht me GOLEADË Romën e Mourinhos

Delo.autor

Rashford shëno SUPERGOL/ Man United ngushton epërsinë kundër West Ham (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment