Futboll Sport

Tabela e transferimeve/ Merkato në Superiore, njihuni me të gjitha lëvizjet

Kukësi, Partizani, Luftëtari dhe Laçi marrin pjesë në kupat e Evropës, ndaj edhe për to në njëfarë mënyre është detyrim të lëvizin më shumë se klubet e tjera në Superiore. Deri më tani verilindorët që luajnë në Champions kanë qenë më aktivë. Gjirokastritët gjithashtu kanë bërë përforcime, por të studiuara mirë, duke tentuar të zëvendësojnë ata elementë që u kanë ikur. Te Laçi dhe Partizanin situata është pak a shumë e njëjtë, pasi deri më tani nuk ka pasur ndonjë afrim të bujshëm, ndërkohë që nga ana tjetër ka pasur edhe largime të rëndësishme.

Edhe ekipet e tjera nuk është se kanë qenë aktive. Te Tirana akoma nuk ka asnjë afrim, ashtu sikurse edhe te Kastrioti, Flamurtari e Skënderbeu. Korçarët madje kanë humbur një lojtar si Sabien Lilaj. Ali Soëe gjithashtu do të ikë, pasi me vendimin e fundit nga CAS situata nuk është aspak e mirë. Teuta ka bëër disa lëvizje dhe ka marrë lojtarë interesantë, ku spikat Sherif Kallaku i Shpresave, ndërkohë që Shkëmbi nga Liria e Prizrenit ka marrë dy futbollistë. Kamza është një nga ekipet e tjera që nuk ka bërë asnjë afrim, madje i janë larguar disa nga titullarët e rëndësishëm.

TABELA E TRANSFERIMEVE

SKËNDERBEU
Afrime: Dejvi Bregu (Luftëtari), Ardit Hoxhaj (Flamurtari) ; Reza Karimi (Teuta), Bruno Lulaj (Laçi) Largime: Kristal Abazaj (Anderlecht), Orges Shehi (Fund karriere), Sabien Lilaj, Ali Sowe (Chievo)

KUKËSI
Afrime: Faton Maloku (Feronikeli), Arlind Kalaja (Vllaznia); Edis Maliqi (Shkupi), Harallamb Qaqi (Laçi), Sebino Plaku (Kamza); William (Oeste), Vesel Limaj (Bylisi), Vangjel Zguro (Kamza) Largime: Eni Imami, Sindrit Guri (Oostende), Amido Balde, Bujar Idrizi, Maldin Ymeraj, Filip Zderic , Ervis Koci

LUFTËTARI
Afrime –Milos Kostic ; Hrvoje Bukovski (VfB Oldenburg), Romario Çekaj; Nemanja Janicic (Borac Banja Luka); Largime: Bruno Toledo, Dejvi Bregu (Skënderbeu), Kristal Abazaj (Skënderbeu-Anderlecht), Christos Athanasopoulos, Hasan Lika, Orjad Beqiri, Kristo Minga, Marc Aurelio

LAÇI
Afrime: Besnik Prenga (Lucko), Erjon Hoxhallari (Tirana – huazim )Nikola Eller (NK Hrvatski Dragovoljac); Largime: Arbër Shala (Drita), Harallamb Qaqi (Kukësi), Gentian Mezani, Reginaldo, Arbër Beqaj, Bruno Lulaj (Skënderbeu), Sherif Kallaku (Teuta)

PARTIZANI
Afrime: Skënder Gega, Enea Bitri (Tomori), Henry Okebugwu, Beji Anthony, Kingsley Ogbodike (Egnatia) , Gresild Lika (Dinamo); Largime: Idriz Batha, Blerim Kotobelli, Arbnor Fejzullahi, Klevis Dalipi

FLAMURTARI
Afrime: – ; Largime: – Victor Juffo (Vardar), Mamadou Touncara (Lazio), Ardit Hoxhaj (Skënderbeu), Muarem Muarem (Shkupi), Igor Nedeljkovic, Adis Nurkovic, Lancinet Sidibe (Besëlidhja), Sekou Camara (Besëlidhja)

KAMZA
Afrime: Pietro Vierchowod ; Largime: – Julian Ahmataj, Stevan Racic, Demir Imeri, Sebino Plaku (Kukësi), Vangjel Zguro (Kukësi)

TEUTA
Afrime: Edison Ndreca (Besëlidhja), Bledi Shkëmbi (Liria), Floren Avdyli (Liria), Ron Gashi (Liria), Sherif Kallaku (Laçi)- ; Largime:Burhan Mustafov, Amir Bilali (Shkupi ), Masahudu Alhassan, Ardit Hila, Anel Dedic, Reza Karimi (Skënderbeu), Tarik Cmajcanin

TIRANA
Afrime: – Largime: Musa Mohammed, Erjon Hoxhallari (Laçi – *huazim )

KASTRIOTI
Afrime: Elvis Plori ; Largime: Alis Boçi, Abaz Karakaçi, Samuel Nikaj (Vushtrria), Erick Ouma Otieno, Samson Illiasu

Related posts

“The Best”/ Historia rrëqethëse, lojtari holandez nderohet me çmimin “Fair Play” (VIDEO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Bëri manovër të gabuar në Gjermani: FIA merr vendimin për Hamiltonin

Isa.Autor

VRAPOI 60 METRA PËR TË SHËNUAR/ Shikoni realizimin fantastik të talentit Haaland në sfidën ndaj Wolfsburg (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment