Futboll Sport

“SHOKOHET” Rusia/ Organizatorët humbasin për dy ndeshje lojtarin kryesor

Skuadra e Rusisë duhet t’i bëjë llogaritë pa njërin prej lojtarëve kryesorë. Alan Dzagoev që nuk arriti dot ta përfundonte takimin e parë me Arabinë Saudite do të mungojë në dy takimet përcaktuese me Uruguajin dhe Egjiptin.

Futbollisti i CSKA Moskës pësoi tërheqje muskulare dhe u detyrua të ndërrohej me Denis Cheyshev që realizoi një ndeshje perfekte. Por sipas “Sky Sports” Dzagoev do të jetë i gashëm të luajë për Rusinë nëse euroaziatikët ia dalin të kalojnë grupet.

Ndeshje e radhës për Rusinë do të jetë në datë 19 qershor ndaj Egjiptit.

 

Related posts

BOTËRORI I PESHËNGRITJES/ Briken Calja kalon me sukses dy provat e para, por ja çfarë i ndodh

Isa.Autor

Franck Ribery drejt fundit të aventurës bavareze/ Francezi do të transferohet në Arabinë Saudite

Sadik.Autor

PREMIER LEAGUE/ City përmbyset nga Newcastle,”Djajtë e Kuq” ndalen në barazim

Delo.autor

Leave a Comment