Futboll Seria A Sport

Milani mendon të dy skenarët, por Liga e Evropës e bën super

Milani ka një prioritet dhe quhet Liga e Evropës. Pjesa tjetër, ose më saktë merkatoja vjen më vonë. Por asgjë nuk është e sigurt dhe kjo ka bërë drejtuesit e klubit kuqezi të mendojnë për zgjidhjen më të mirë në të dyjar rastet. Dhe kjo sepse dihet që në futboll është thelbësore që të paraprihen gjërat.

Dihet që parësore për një klub është që të forcojë skuadrën. Por me një ekip që nuk merr pjesë në asnjë kompeticion evropian do të jetë e vështirë që të fund të binden emrat e mëdhenj që të bëhen pjesë.

Te “Djalli” kanë nevojë për një bomber të vërtetë. Emri i cili pëlqehet së tepërmi nga drejtori sportiv i klubit Massimiliano Mirabelli është Radamel Falcao. Kolumbiani i cili në karrierën e tij ka realizuar 30 gola në 31 ndeshje në Ligën e Evropës dhe 12 në 21 takime të Champions, nuk do ta priste shumë pozitivisht për tu bërë pjesë e një ekipi që nuk luan në kompeticionet evropiane.

Një nga menaxherët më të njohur të botës së futbollit, Jorge Mendes, ka nisur që të merret me këtë transferim, por që tani ai po has disa vështirësi. Shkak pjesëmarrja në Evropë. Ashtu si edhe për dy sulmuesit e tjerë që Milani i ndjek, Alvaro Morata dhe Edin Dzeko.

Në rast të mospjesëmarrjes në Evropë, “Djalli” do të detyrohej që të gjente një sulmues që kushton më pak, dhe që nuk e ka problem që të luajë të paktën një sezon vetëm në Serie A. I preferuari në këtë skenar quhet Luis Muriel.

Ai është kolumbian, ashtu si edhe Falcao, më i ri se sulmuesi i Monaco-së por me një nuhatje për golin më pak të spikatur. Muriel e njeh Serie A, pasi më parë ka luajtur me Sampin. Dhe kjo është diçka pozitive për kuqezinjtë. Por plane për përforcime ka edhe për repartet e tjera. E emrat që do të afrohen, varen nga pjesëmarrja apo jo në Ligën e Evropës.

Por si fillim janë edhe dy ndeshje të fundit. Nesër në orën 18:00 Milani do të jetë i angazhuar në transfertën e Atalanta-s: skuadra kuqezi nuk fiton ndaj bergamaskëve që prej 30 majit të vitit 2015, kur fitonin 3-1 falë dygolëshit të Bonaventura-s dhe rrjetës së Pazzini-t. Në përballjen e radhës fati i tyre do të varet nga paraqitja e Etrit Berishës. Portieri i Shqipërisë dhe Atalanta-s në rast se do të bëjë paraqitje të shkëlqyer, atëherë mund t’iu mohojë shanset kuqezinjve për Evropën.

Related posts

Karikatura e Ditës: Cristiano Ronaldo ia vjedh Riberys Topin e Artë

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ E pabesueshme në Premier, ndeshja ndërpritet sepse ikin dritat (VIDEO)

Delo.autor

E ARDHMJA E HARRY KANE/ Trajneri i Tottenham: Kam biseduar me të, ai është i fokusuar në stërvitje

F.autor

Leave a Comment