Futboll Sport

Nainggolan zgjedh numrin që do të mbajë tek Inter

Radja Nainggolan është shumë pranë largimit nga Roma për 35 milionë euro plus një lojtar nga të rinjtë e Inter Nicolo Zaniolo dhe tani raportohet se ka zgjedhur numrin e fanellës.

Sipas Tuttosport, një vizitë mjekësore pritet të zhvillohet në fillim të korrikut, teksa Zikaltrit duhet të presin deri më 1 korrik për të mbyllur vitin financiar.

Kosto e operacionit pritet të jetë 30-35 mln euro plus një lojtar të Primaversa-s, 19-vjeçari Zaniolo.

Sugjerohet se Nainggolan do të veshë fanellën me numër 22, por në stilin e Ivan Zamorano-s, me një plus në mes.

Kjo për shkak se numri i zakonshëm i belgut është 4-a që është tërhequr nga Inter pas largimit të Javier Zanetti-t., dhe numrin 44 e ka Ivan Perisic.

Related posts

Juve-Udinese, torinezët duan 3 pikët dhe vendin e parë

Q.Autor

ZYRTARE/ Napoli gjobit Hysajn me 40 mijë euro për ngryengritjen e sezonit 2019-2020. Motivi

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 53-vjeçare nëna e mesfushorit të Atletico Madrid…

Delo.autor

Leave a Comment