Kategoria Superiore Shqipëri

Luftëtari “peshkon” talente, afrohet edhe kuqeziu Kejdi Balla

Pas evidentimit të talentëve si Kristal Abazaj, Dejvi Bregu dhe Eduart Rroca, Luftëtari ka nisur intensivisht punën për të ardhmen e skuadrës. Jo rastësisht dy goditjet e para në merkaton e Janarit lidhen me futbollistë të përspektivës.

Vetëm në pak orë distancë nga zyrtarizimi i sulmuesit të Kombëtares së 19-vjeçarëve, Jurgers Liçkollari nga Pogradeci, në Gjirokastër u transferua një tjetër lojtar i ekipit kuqezi të drejtuar nga Erjon Bogdani. Bëhet fjalë për sulmuesin Kejdi Balla, i rritur te Akademia e Futbollit në kryeqytet dhe që pas përfaqësimit me Kombëtaren e 17-vjeçarëve, tashmë është pjesë e ekipit të 19-vjeçarëve.

Një sinjal që te Luftëtari po mendojnë seriozisht për lojtarët që në të ardhmen e afërt do të bëhen pasardhësit e yjeve të rinj, Abazaj, Bregu dhe Rroca, që me paraqitjet e tyre kanë tërhequr interesin e klubeve pretendente në Shqipëri, por edhe të skuadrave nga liga të ndryshme europiane.Shitja e lojtarëve duket e paevitueshme, për tu dhënë mundësi që ata të rriten në karrierën e tyre, por edhe për të siguruar të ardhura financiare për arkat e klubit.

Çështja është nëse në Gjirokastër do të rezistojnë ti mbajnë yjet e tyre gjatë merkatos së janarit, ashtu si premtoi presidenti Tavo, apo nëse do të dorëzohen përballë ndonjë oferte të parezistueshme.

Related posts

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Delo.autor

LIVE/ Bardheblutë në provën e zjarrit, Prenga kërkon të debutojë me fitore

Isa.Autor

BËN GJESTIN E MADH/ Igli Tare rikthehet në origjinë, dhuron bazë materiale për ekipin e Tepelenës

Delo.autor

Leave a Comment