Futboll Sport

Tite: Aspak të lumtur me rezultatin/ Coutinho përgëzon kundërshtarin

Brazili i tij konsiderohet si skuadra kryesore që mund ta fitojë këtë Botëror, por në ndeshjen e parë bëri një hap fals duke u ndalur në barazim 1-1 me Zvicrën, ndërsa dy ndeshjet e tjera në grup, kundër Serbisë dhe Kosta Rikës do të jenë vendimtare për kalimin e grupit.

Dukshëm i shqetësuar, trajneri i Seleçaos, Tite, foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes me shumë inat. “Sigurisht që nuk jam i lumtur me rezultatin. Donim të fitonim por na kapi antkhi dhe shumë madje”, tha Tite. “Presioni ishte i madh dhe na mungoi saktësia para portës edhe pse krijuam shumë raste për të shënuar. Disa prej rasteve ishin të pastra fare dhe duhet të ishim treguar shumë më të saktë”.

Pak më i qetë dhe optimist u shfaq ylli i skuadrës Philippe Coutinho, i cili realizoi edhe një gol fantastik, por që nuk mundi t’i jepte fitoren Brazilit. “Ndonjëherë duhet të pranosh që edhe kundërshtari luajti mirë. Ne u pëpoqëm shumë të kalonim pas mbrojtjes së tyre por ishte e vështirë”, tha lojtari i Barcelonës. “Mendoj se mund të nxjerrim disa gjëra pozitive nga kjo ndeshje dhe do t’i përdorim këto mësime për dy ndeshjet e tjera”.

Related posts

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Real Madrid-Rayo Vallecano. Rezultati 2-1

Delo.autor

NDRYSHIMI TEK “TOPÇINJTË”/ Emery: Wenger? Më është dashur të hap dritaret e Arsenal

Isa.Autor

GJESTI I MBAPPE BËHET VIRAL/ Ylli i PSG-së kujdeset vetë për tifozen pasi e goditi me top

F.autor

Leave a Comment