Futboll Sport

Gary Neville lëshon lumë kritikash ndaj mesfushorit SHQIPTAR

Gary Neville ka lëshuar një lumë kritikash karshi Xherdan Shaqirit, i cili shikohet si një nga objektivat e kësaj vere të Liverpool-it. Për ish lojtarin anglez, mesfushori i Stoke City-t është thjesht joprofesional.

Shaqiri pritet që të largohet nga “poçarët”, që ranë nga Premier League këtë sezon. Jurgen Klopp dhe Liverpuli e shohin lojtarin shqiptaro-zviceran si një mundësi të mirë për tu përforcuar, me 26-vjeçarin që kërkon të lejë përshtypje në këtë kompeticion. Por ish-mbrojtësi i Manchester United, Neville, mendon se ai është i padobishëm te të kuqtë.

“Unë nuk jam një admirues i Shaqirit që të tregohem i sinqertë me ju. Mendoj se kjo vjen nga fakti që ai e distancoi veten nga shokët e tij të ekipit si Stoke. Stoke tregoi joprofesionalizëm sezonin e kaluar. Nuk ka dyshim për këtë, dhe Shaqiri ishte shembulli perfekt i kësaj. Ai mund të shënojë golin e turneut dhe gjithashtu mund të bëjë një lojë të mahnitshme. Por ai gjithashtu mund të jetë në fushë për tri ndeshje, të mos bëjë asgjë dhe vetëm të vërdalliset në fushë. Të jem i sinqertë, lojtarë të tillë nuk i dua. E kam të pamundur këtë gjë”, tha Neville.

Related posts

KAMPION I MADH/ A do të luajë MESSI ndaj INTERIT? Shikoni çfarë bën ai në stërvitje…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Mbrojtësi Maguire: Babai im në mes të turmës së “Wembley”. Ka fraktura në brinjë

Delo.autor

Perëndimi i një “shembullori”/ Ish-lojtari i kombëtares është shumë i pafat

Isa.Autor

Leave a Comment