Futboll Seria A Sport

Ish-trajneri i Milanit përfundon në Portugali, marrëveshje me Sporting Lisbonën

Sinisa Mihajlovic kthehet në pankinë. Vetëm gjashtë muaj pas shkarkimit nga Torino, tekniku serb, sipas mediave portugeze, ka arritur një marrëveshje me Sporting Lisbona. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Mihajlovic do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, prej pothuajse dy milionë euro në sezon, plus bonuse, te skuadra e njohur portugeze. Ai dhe do të marrë me vete edhe ndihmësit Miroslav Taniga dhe Emilio De Leo.

Megjithatë, para paraqitjes zyrtare, ndoshta do të ketë ende disa ditë për të pritur, duke marrë parasysh situatën e vështirë, të përjetuar nga Sporting, e cila rrezikon të humbasë shumë lojtarë si transferime të lira. Klima në Lisbonë, nga ana tjetër, është me të vërtetë e nxehtë, pas asaj që ndodhi disa javë më parë, kur një grup ultras hynë në dhomat e zhveshjes duke rrahur lojtarët.

Përkundër situatës shumë të nxehtë, megjithatë, Mihajloviç duket se ka vendosur të riniset nga Sportingu, ku do të ketë mundësinë të përpiqet të fitojë ligën portugeze dhe të luajë në Ligën e Europës. Një mënyrë e mirë për t’u kthyer në rolin e trajnerit, pas eksperiencave me Milanin dhe Torinon. Mihajlovic, gjithashtu, ka trajnuar Bolonjën, Catanian, Fiorentinën dhe Sampdorian, pasi e ka filluar karrierën e tij si trajner si zëvendës i Roberto Mancinit tek Interi.

Related posts

Trajneri i Elbasanit tregon për sulmet ndaj tij “Dy herë më kanë kërcënuar me jetë”

Sadik.Autor

GAFA E PIQUE TEK “DJAJTË E KUQ”/ Shkaku që Ferguson vendosi “ta kthente” tek Barcelona (VIDEO)

Delo.autor

Hysaj: Roma dhe Inter rivalë për titullin!

Q.Autor

Leave a Comment