Futboll Seria A

Chievo synon kthesën, Udinese po shkëlqen me Oddo-n

Pas humbjes kundër Benevento të vendit të fundit, në ndeshjet e fundit për vitin 2017 në Serie A, Chievo synon të nisë kthesën në 2018-n. Sfida e radhës do të jetë kundër Udinese, një prej ekipeve më në formë të kampionatit italian. Chievo ka fituar vetëm 1 nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura në kampionat, duke humbur gjashtë prej tyre dhe renditet në vendin e 13-të të kampionatit, vetëm gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria. Krejt ndryshe është situata te Udinese që është ngjitur në vendin e shtatë pasi ka fituar pesë ndeshjet e fundit.

Udinese është e vetmja skuadër në kampionatin italian që nuk ka arritur asnjë barazimi, duke fituar 9 dhe humbur 9 nga 18 ndeshjet e luajtur

Ardhja e trajnerit të ri Massimo Oddo ka ndikuar pozitivisht te friulianët që nën drejtimin e tij kanë humbur vetëm kundër Napoli kryesues dhe i kanë fituar të gjashtë ndeshjet e tjera. Chievo ka fituar vetëm 1 nga 5 ndeshjet e fundit të luajtur në shtëpi, kundër SPAL dhe kanë pësuar gol në 7 nga 9 ndeshjet e luajtura brenda sivjet. Çudia është që ata e kanë ruajtur rrjetën e paprekur kundër Napoli dhe Roma.

Image result for chievo udinese

Kurioz është fakti se në ndeshjet e luajtur nga Chievo brenda mesatarja ka qenë 2.89 gola për ndeshje, ndërsa në ndeshjet e luajtura nga Udinese jashtë fushe, mesatarja ka qenë 3.25 gola për ndeshje. Me ardhjen e trajnerit Oddo te Udinese, ka rilindur edhe sulmuesi Kevin Lasagna, i cili ka shënuar gjashtë gola në shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur.

Related posts

“STAY AT HOME CHALLENGE”/ Përfundimisht është i “çmendur”, shikoni çfarë bën Felipe Melo me letrën higjenike (VIDEO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Real Madrid përgatit ofertën për mesfushorin spanjoll…

Delo.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ PSG mbulon me ar mesfushorin Kessie, zbulohet shifra e çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment