Futboll Ligue 1

PSG/ Nuk paraqitet në stërvitje, Pastore ringjall shpresat e Inter

Javier Pastore nuk u paraqit në rifillimin e përgatitjeve stërvitore te PSG. Argjentinasi nuk iu përgjigj kështu grumbullimit, ndërkohë që zyrtarë të klubit sqarojnë se kanë autorizuar mungesën me justifikimin “arsye personale”.

Një element ky që ka mjaftuar për të shpërthyer zërat e merkatos përreth “Skifterit”. Asnjë çështje, pretendojnë nga Parisi, por Inter ripozicionohet vigjilente në dritare. Pastore dëshiron të transferohet brenda merkatos së janarit, dhe kjo mungesë mund të përshpejtojë divorcin, duke u dhënë zikaltërve një shans më shumë.

Mungesa e futbollistit ka krijuar shumë zhurmë në Francë, edhe mbi të gjitha në qendër të merkatos, por mes një hipoteze dhe tjetrës, ishte e detyrueshme ndërhyrja e klubit të PSG, që justifikoi situatën, duke sqaruar se ish-ylli i Palermos nuk iu përgjigj ftesës së trajnerit Emery për grumbullim, për arsye personale, duke shijuar një ditë më shumë pushim të autorizuar.

Një sqarim ritual, që nuk mjafton për të shuar zërat e transferimit përreth Pastore, me Inter si destinacionin potencial, pavarësisht përgënjeshtrimit të menaxherit.

Related posts

DIÇKA PO “GATUHET” TEK BAYERN/ Salihamidzic “NDEZ” merkaton për yllin e Bundesligas

Delo.autor

TRANSFERIM REKORDESH/ 1 fanelë e Ronaldos shitet çdo 60 sekonda në MILANO

Isa.Autor

DY GOLA DHE NJË ASIST/ Futbollisti shqiptar dhuron spektakël

F.autor

Leave a Comment