Futboll Sport

Cavani zbulon arsyen e shkëmbimit të fanellave me Salah

Edinson Cavani  ka zbuluar se pse ka dashur të shkëmbejë fanellat me Mo Salah pas fitores së Uruguait në Kupën e Botës ndaj Egjiptit – megjithëse ylli i Liverpool nuk luajti asnjë minutë gjatë asaj ndeshjeje.

Ishte goli i Jose Gimenez në minutën e 89’ që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Uruguait, teksa Salah po shihte nga stoli.

Salah nuk është futur në fushë për të mos rrezikuar pas një dëmtimi të pësuar në shpatull në finalen e Champions League.

Por kjo nuk e ndali Cavani-n t’i kërkonte fanellën në fund të ndeshjes.

“E mora fanellën e Salah si një dhuratë për fëmijët e mi, të cilët e shohin si një yll,” shprehet Cavani për gazetarët pas ndeshjes.

“Një barazim do të ishte shumë i hidhur pasi Uruguai e meritonte fitoren. Krijuam shumë raste, mbase pa luajtur edhe aq mirë por portieri egjiptian luajti një ndeshje të madhe.”

 

Related posts

TRIUMFOJNË NË MIQËSORE/ “Zikaltërit” mposhtin Tottenham me penallti (VIDEO)

Delo.autor

MBLEDHJA E UEFA-s NË TIRANË/ Zbulohet stadiumi për finalen e Champions-it në 2027

F.autor

KOMBËTARJA U-21 FITON ME “MANITA”/ “Kuqezinjtë” hakmerren kundër Austrisë

Delo.autor

Leave a Comment