Futboll Sport

Kupa e Botës/ Ndeshja me Egjiptin, Cherchesov: Plan për të ndaluar Mohamed Salah

Trajneri i Rusisë, Stanislav Cherchesov ka pohuar se lojtarët e tij janë të gatshëm të ndalojnë talentin egjiptian Mohamed Salah.

Ne jemi duke studiuar Egjiptin dhe ne duhet të jemi në gjendje të shfrytëzojmë dobësitë e tyre. Unë kam një përgjigje të thjeshtë: Ne jemi të gatshëm ta ndalojmë Salahun dhe ne do ta bëjmë këtë”.-deklaroi Cherchesov.

Futbollisti i Liverpool-it qëndroi gjatë gjithë kohës në stol, gjatë humbjes që skuadra e “Faraonit” pësoi ndaj Uruguait.

Sidoqoftë, Salah pritet të fillojë kundër kombëtares ruse në stadiumin e “Shën Petersburg”, pas riaftësimit të tij nga një lëndim në shpatull. Ndeshja mes Rusisë dhe Egjiptit është programuar për tu luajtur ditën e nesërme.

Related posts

U SHPREH SE NUK DONTE TË LUANTE ME ASTON VILLA-N/ Sulmuesi përgënjeshtron Rangnick: I respektoj fansat (FOTO)

Delo.autor

Pasi fitoi titullin në Australi, Berisha: Çfarë natë e madhe, ne jemi kampionët

Sadik.Autor

Opinionisti i NJOHUR i thur elozhe HYSAJT: Arriti të bllokonte sulmuesit “vrastarë”

Isa.Autor

Leave a Comment