Futboll Sport

Nga Luftëtari te Skënderbeu/ E ardhmja e Dejvi Bregut largë Shqipërisë pas vendimit të CAS-it

Dejvi Bregu duket se nuk do të zbresë fare në Korçë, sikurse bëri dhe Kristal Abazaj pak muaj më parë. Klubi i Luftëtarit arriti akordin me Skënderbeun duke e shitur këtë të fundit te korçarët. Edhe pse Vlonjati është pjesë e bardhekuqve tani, duket se e ardhmja e tij është largë Shqipërisë.

Vendimi i CAS-it që la në fuqi verdiktin e UEFA-s me pezullin për 10 vjet të Skënderbeut nga Europa dhe gjobë 1 milionë euro, duket se ka trazuar ujërat brenda klubit korçar.

Nisur nga kjo, mësohet së fundmi se Bregu do largohet nga Korça për tu transferuar në Belgjikë. Ende nuk ka një emër klubi se ku vlonjati do shkojë, por sigurisht që ky detaj do mund të zbulohet orët e ardhshme, orë të cilat janë vendimtare jo vetëm për 22-vjeçarin por edhe për shumë lojtarë të tjerë të Skënderbeut.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Arrihet akordi, sulmuesi i Shpresave pranë zyrtarizimit tek Partizani. Ja emri…

Delo.autor

“JAM SI GJIRAFË”/ “Gardiani” Courtois: Sergio Ramos e kam urryer, nuk mendoj kurrë për…

Delo.autor

Një “mal” me akuza/ Futbollisti i La Ligas del nga burgu për 30 mijë euro

Isa.Autor

Leave a Comment