Futboll Premier League Sport

HABIT Evra/ Nëse Ronaldo ju fton për të ngrënë në shtëpi, mos shkoni…

Gjatë një interviste me ITV Sport, Patrice Evra shpalosi disa përvoja me Cristiano Ronaldon gjatë kohës, kur të dy ishin bashkë te Manchester United. Francezi thekson genin konkurrues të portugezit në të gjitha aspektet e jetës së tij dhe gjatë karrierës sportive.

Fuqia e CR7: “Këshilla ime është që, kur Cristiano ju fton për darkë në shtëpinë e tij, merrini masat mirë. Shkova një herë pas një stërvitjeje, isha i lodhur dhe në tryezën e tij kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Kam menduar se më vonë do të kishte mish, por jo”.

Pas drekës, trajnimi: “Pas drekës, unë u ngrita dhe fillova të luaj me një top. Ronaldo shkoi në pishinë për të notuar. Unë nuk do t’ia rekomandoja askujt që të shkonte në shtëpinë e Cristianos për drekë. Ai është një makinë dhe nuk ndalet së trajnuari edhe në shtëpi”.

Ronaldo, një fitues: “Cristiano ka luajtur ping pong kundër Ferdinandit. Rio e mundi atë në fillim dhe portugezi u mërzit. Menjëherë dërgoi kushëririn e tij për t’i blerë një fushë ping-pongu, u trajnua dy javë në shtëpi dhe ia doli të fitojë ndaj Ferdinand. Ky është shpirti sfidues dhe triumfues i Ronaldos, ndaj nuk më habit nëse dëshiron të fitojë më shumë “Topa të Artë”, dëshiron të fitojë edhe Kupën e Botës…”

Related posts

KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SPECIALE/ Goli i Balotellit momenti më i bukur në fitoren e “bujshme” të Italisë

Sadik.Autor

REAGIMI/ Gjermania “në këmbë” për Ozilin, tifozët “bëhen një” me yllin e Arsenalit

Sadik.Autor

Leave a Comment