Futboll Seria A Sport

Juventusi në ANKTH/ Nisin kontaktet midis BARCELONËS dhe mesfushorit ballkanas

Rënia poshtë e pistës “Griezmann”, i cili do të mbetet tek Atletico Madrid, ka bërë që Barcelona të ndryshojë kurs në tregun e transferimeve të kësaj vere. Sipas “El Mundo Deportivo”, në fakt, Blaugranët e kanë fokusuar emrin e Miralem Pjanic si prioritet për mesfushën.

Mesfushori boshnjak është mirë në Torino dhe Juventusi dëshiron ta mbajë atë, synon ta rinovojë kontratën e tij, por katalanasit, të cilët kanë për të gjetur një zëvendësues për Iniesta, kanë nisur të interesohen konkretisht për të.

Kontakti i parë mes klubit dhe lojtarit boshnjak thuhet se ka ndodhur me një mesazh, me të cilin Barcelona e ka njoftuar interesin e saj. Është e qartë se Pjanic është kënaqur me interesin e një klubi të rëndësishëm si Barcelona, ​​por shitja e tij duket e vështirë.

Boshnjaku është me të vërtetë një lojtar kyç në radhët e Juventusit, që vetëm në prani të një oferte “monstër” mund të hapë negociata. Për mbrojtjen, ndërkohë, sipas “El Mundo Deportivo”, Roma do të propozojë për katalanasit kartën “Manolas”, i cili në kontratën e tij ka një klauzolë lirimi prej 38 milionë eurosh.

Related posts

“DEMBELE MË I MIRË SE NEYMAR”/ Shokon Bartomeu

Delo.autor

NËNA SHQIPTARE DHE BABAI SERB/ Talenti i Monakos zgjedh kombëtaren: Ndihem me gjak…

Delo.autor

HIDHET SHORTI I BOTËRORIT TË “HANDBALL” U-21/ Spanja fsheh flamurin e Kosovës, ja veprimi skandaloz (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment