Futboll Seria A Sport

Tottenham interesohet për mesfushorin portugez. Inter kërkon 35 mln Euro

Tottenham interesohet për Joao Mario, për të cilin Inter kërkon 32-35 mln euro.

Mesfushori portugez, aktualisht në Kupën e Botës, fazën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në Premier League te West Ham i huazuar dhe tani kërkon transferimin nga Inter.

“Nuk kthehem më në Itali,” kanë qenë fjalët e tij disa javë më parë.

Inter shpenzoi 40 mln euro për të kur e mori nga Sporting, dhe do të ishte i kënaqur të mos dilte me shumë humbje nga shitja e tij.

Tottenham, që ka qenë në kontakt me Inter gjatë javëve të fundit për Dembele, ka qenë në gjendje ta shikojë nga afër Joao Mario-n gjatë Kupës së Botës.

Pochettino e konsideron si lojtarin e duhur në mesfushë për skemën 4-2-3-1.

Related posts

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ City e dinte prej 1 viti përjashtimin, betejë ligjore në CAS duke përmendur dy klubet e mëdha…

Delo.autor

Yates sukses i dyfishtë, fiton etapën e 11-të dhe konsolidon kreun e Xhiros

Sadik.Autor

“BËMË NJË LOJË TË DOBËT”/ Trajneri Duro i zhgënjyer: Humbëm shumë topa, Kukësi ishte nervoz sepse…

Delo.autor

Leave a Comment