Futboll Sport

Kartoni i kuq i ndal hovin, Japonia mposht Kolumbinë dhe ngjitet në krye të grupit (VIDEO)

Japonia ka shfrytëzuar më së miri superioritetin numerik ndaj Kolumbisë duke fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 në Mordovia Arena. Ishte një ndeshje me nivel të pëlqyeshëm dhe me një futboll të bukur të shfaqur nga të dyja skuadrat por ajo penallti e minutave të para e ka penalizuar së tepërmi Kolumbinë që luajti thuajse gjithë ndeshjen me një lojtar më pak.

 Momenti ndodhi që në minutën e 3’, kur Carlos Sancez prek me krah topin që po shkonte drejt portën dhe arbitri që i tregon kartonin e kuq. Tre minuta më pas ishte Kagawa i Borussia Dortmund ai që zhbllokoi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Por ishte Kolumbia ekipi që bëri ligjin pas golit të pësuar, duke luajtur me shpirt gare dhe duke sulmuar me shumë forca.
Aftësia teknike është e dukshme dhe goli erdhi pikërisht nga një goditje e zgjuar e Quintero-s nga goditja standarde. Talenti kolumbian godet një top të ulët teksa muri kërcen në ajër duke barazuar rezultatin. Por pas pushimit ishte Japonia që dominoi lojën dhe pas disa mundësive të mira gjen golin nga goditja e këndit falë golit me kokë të Osako. Kolumbia ishte shumë e lodhur për të reaguar dhe duhet ta humbasë këtë ndeshje për faj të kartonit të kuq që e ka kushtëzuar jashtë mase.

Related posts

HABIT ME DEKLARATËN/ Papu Gomez: Në Itali do të kthehesha vetëm për t’iu bashkuar skuadrës së…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ “WADA” mbyll agjensinë e saj antidoping në Kinë para Olimpiadës

Delo.autor

Conte: Chelsea po merret me transferimin e Dzekos

Q.Autor

Leave a Comment