Futboll Premier League

Largimi nga Arsenal, Hleb: Ozil dhe Sanchez do të pendohen

Derisa Mesut Ozil dhe Alexis Sanchez janë gjithnjë e më pranë largimit, Alexander Hleb ka paralajmëruar se ata mund të pendohen për braktisjen e Arsenalit si çdo lojtarë tjetër deri më tash.

“Topçinjtë” janë duke u përballur me fatin e humbjes së dy yjeve për të cilat paguan shumë para për t’i sjellë në gjirin e vet, sepse Sanchezit dhe Ozilit iu mbarojnë kontratat në fund të këtij sezoni, derisa Arsene Wenger ka refuzuar ta konsiderojë largimin e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kjo do të thotë se të dy do të mbesin lojtar të lirë në verë, nëse deri atëherë nuk arrihen marrëveshje të reja për ta, por ish-ylli i Arsenalit, Hleb – i cili kaloi nga Londra në Barcelonë në vitin 2008 – i ka paralajmëruar ata të cilët konsiderojnë braktisjen e Arsenalit.

“Për mua është e vështirë ta shpjegoj pse e lashë Arsenalin”, ka thënë Hleb për Planet Football.

“Isha absolutisht i lumtur atje. Arsene më besonte plotësisht. Por, pastaj vendosa të largohesha. Isha në pushime dhe agjentët dhe menaxherët më binden se duhej të shkoja te Barcelona. Të jem i sinqertë, nuk e kuptoja atë që po bëja. Në një moment, e kuptova ‘Oh Zot! Po e lë Arsenalin!’”, shtoi ai.

“Arsene vërtet i ndien lojtarët e tij. Të gjithë ndjenin se kishin shanse. Dhe mendoj se shumica e lojtarët që u larguan, u penduan përfundimisht”, ka theksuar bjellorusi.

Related posts

5 VITE MË PARË GJENIU I GODITJEVE TË DËNIMIT ZBARKOI NË PREMIER/ Shikoni momentet dhe golat më të bukur të yllit francez (VIDEO)

Delo.autor

SA SHUMË KLAS/ Heronjtë e Kupës së Botës “Francë 1998” mblidhen pas 20 vitesh (FOTO)

Isa.Autor

MERR VENDIMIN PËR TË ARDHMEN/ Lukaku mesazh të qartë Interit: Jam fans i Serie A, Conte është trajneri…

Delo.autor

Leave a Comment