Futboll Sport

Lahm mbështet Low: Gjermania, edhe katër, ose pesë ndeshje në Botëror

Philipp Lahm ende beson në shanset e Gjermanisë në Kupën e Botës së Rusisë, teksa ish-kapiteni mbështet trajnerin Joachim Low. Kampionët e botës u tronditën në ndeshjen e tyre të hapjes në Rusi, duke u mundur 1-0 nga Meksika, në Grupin F.

Ky rezultat e ka shtyrë Gjermaninë nën presion të madh, sepse e shikon veten mbas Suedisë dhe Meksikës, me nga tri pikë, për momentin. Ndërsa skuadra e Low përgatitet të përballet me Suedinë, të shtunën, Lahm, një ndërkombëtar me 113 ndeshje, mbështeti trajnerin dhe lojtarët gjermanë për sukses.

“Unë mendoj se gjithmonë mund të ketë diskutime në lidhje me kombëtaren e Gjermanisë, sepse kemi shumë lojtarë të mirë, – tha ai. – Ne kishim Kupën e Konfederatave vitin e kaluar, ku edhe me shumë lojtarë të rinj, fituam dhe e treguam veten.

Kini besim tek trajneri i kombëtares dhe stafi i tij. Ai ka shumë eksperiencë, ka qenë me ekipin kombëtar që nga viti 2004 dhe pas Kampionatit Botëror 2006 u bë trajner i Gjermanisë. Low ka eksperiencën e nevojshme dhe e di se si ta mbledhë skuadrën e tij.

Që kur ai ka qenë trajner i kombëtares, gjithmonë e kemi parë Gjermaninë në gjysmëfinale, më së paku. Jam i sigurtë se do t’i përfundojë me sukses katër, ose pesë ndeshjet e ardhshme të këtij Botërori”. Gjermania ka përfunduar në tre më të mirët e katër Botërorëve të kaluar, ndërsa ka arritur të paktën gjysmëfinalen në tre kampionatet e mëparshme europiane.

Related posts

Ibra zbulon gjurin e copëtuar: Më thanë mbaroi, u thashë, jo!

Isa.Autor

“MILAN TË MARRË STRAKOSHËN”/ Ish-trajneri i “Djallit” fjalë të mëdha për shqiptarin

Delo.autor

“SHPËRTHEJNË” TENSIONET/ Përleshje masive mes tifozëve të Anglisë para finales së “Euro 2020” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment