Futboll La Liga Sport

HABIT MARADONA/ Argjentinasi “SHPËRFILL” Ramosin dhe tregon se kush është më i miri

Diego Armando Maradona protagonist në këtë Kampionat Botëror në “Rusi 2018”, jo më si trajner, por në cilësinë e komentatorit për kanalin televiziv “Telesur”, nuk i shmanget dot debateve, madje edhe kur nuk ka të bëjë me Argjentinën e tij. Pasi më parë preferoi të marrë anën e Higuain mbi Aguero, tani Maradona ka preferuar të injorojë mbrojtësin e Spanjës dhe kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos.

“Kur flitet për yje, dëgjova të thuhet një ditë më parë se Sergio Ramos është një yll. Nuk dua të debatoj, por më duhet të kundërshtoj. Jo, yll është Godin”, deklaroi “El Pibe d’or”, duke dashur të vlerësojë me superlativa mbrojtësin e Uruguai dhe të Atletico Madrid, pas atij starti pozitiv në Botëror. Një vlerësim që është dashur të shoqërohet me injorimin e Ramos.

Related posts

PAS FITORES ME “MANITA” NDAJ BETIS/ Tronditet Barcelona, ylli i ekipit pëson dëmtim të rëndë

Delo.autor

UEFA E “PAMËSHIRME” ME FSHF/ Na ndëshkon për herë të tretë, shkak sjellja e tifozerisë

F.autor

REAL MADRID I PAPËRMBAJTSHËM/ Pas një KROSIMI nga Marcelo, Mendy NDËSHKON Getafen (VIDOE)

Delo.autor

Leave a Comment