Futboll Seria A

Gattuso: Besojmë te kualifikimi në Champions League

Gennaro Gattuso ka paralajmëruar se nuk ka ndeshje të lehta për Milanin, megjithëse thotë se skuadra e tij ende beson se mund kualifikohet në Ligë të Kampionëve.

“Kuq e zinjtë” po synonin të paktën pozitën e katërt në Serie A këtë sezon, por Vincenzo Montella u shkarkuar pas një fillimi shumë të dobët.

Gattuso erdhi në vend të tij në ulësen e nxehtë, dhe nesër skuadra e tij përballet me Crotone me 14 pikë më pak se vendi i katërt, Roma.

“Nuk ka ndeshje të lehta për ne” ka thënë Gattuso në një konferencë për media.

“Pozita jonë në ligë nuk është e mirë, por jemi në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe në 1/16 të Evropa Ligës. E kemi një rrugë të gjatë për ta kaluar, por derisa matematika nuk në dënon, duhet të besojmë në Ligë të Kampionëve”, ka shtuar ai.

Related posts

Bayern Munich ndalon Ribery të festojë në këtë mënyrë

Sadik.Autor

Klopp: “Ëndrra e Coutinhos ishte Barcelona, insistoi shumë që ta bëjë realitet”

Q.Autor

Stoichkov: Neymar nuk do të fitojë kurrë ato që fitoi me Barçën

Q.Autor

Leave a Comment