Futboll Sport

Pritet vetëm prezantimi, Rubin Hebaj huazohet për 1 vit te Partizani

Mund të konsiderohet e mbyllur si si çështje tashmë. Partizani ka siguruar shërbimet e sulmuesit të talentuar shkodran, Rubin Hebaj, në formë huazimi për sezonin e ri futbollistik. Akordi mes të kuqve dhe lojtarit ishte arritur prej disa ditësh, ndërkohë që 19-vjeçari ka mundur të marrë edhe lejen e klubit të tij slloven, NK Domzale, për t’u rikthyer në Superligën e Shqipërisë, me qëllim që të luajë rregullisht.

Në skuadrën e tij sllovene, ku u transferua verën e vitit të kaluar nga Vllaznia, konkurrenca është e madhe, për pasojë vendi i titullarit nuk dukej opsion i mundshëm. Të dyja palët, klubi dhe lojtari, kishin interes parësor aktivizimin e tij, sepse vetëm kështu sulmuesi mund të rritet profesionalisht dhe t’i shtojë kredencialet e veta për vitet në vazhdim.

Edhe Partizani ishte në kërkim të një sulmuesi, duke parë se reparti i përparmë ka nevojë për golashënues. Lënia jashtë Ligës së Europës e Edgar Canit duket se ka qenë një “lëvizje taktike” e 15 herë kampionëve të vendit, të cilët nuk besojnë më tek ish-sulmuesi i kombëtares, që sezonin e parë si “dem i kuq” rezultoi një zhgënjim i vërtetë.

Rroga e tij e madhe nuk përligj produktin në fushën e blertë, ndaj Cani vështirë të shihet më si alternativë për trajnerin Skënder Gega. Ky i fundit mendon se Hebaj, pjesë edhe e Shqipëria U-19 dhe U-21, mund të shpërthejë te Partizani, duke siguruar golat e kërkuar.

Related posts

VIJON TELENOVELA “ICARDI-WANDA”/ Modelja shoqëron futbollistin në stërvitje. Kushtet që çifti i ka vendosur

Delo.autor

KËRKOHET NGA GJYSMA E EUROPËS/ Një ekip surprizë futet në garë për të transferuar Agueron, ja klubi që e kërkon…

Delo.autor

LIVE/ Teuta-Kukësi: Rreziku i parë te Frashëri, Bushiç nuk shtyn dot drejt rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment