Futboll Seria A

JUVENTUS/ Allegri: Emre Can është i jashtëzakonshëm

Massimiliano Allegri e ka quajtur vërtet të jashtëzakonshëm Emre Canin, por ka insistuar se nuk dëshiron të diskutojë për transferimet e Juventusit.

Mesfushori gjerman pritet t’i bashkohet Juves kur t’i mbarojë kontrata me Liverpoolin në verë, me shumë media të ndryshme që kanë raportuar se është arritur marrëveshje mes tij dhe gjigantit italian.

“Të gjithë i njohin cilësitë e Can”, ka thënë Allegri në një konferencë për media.

“Është lojtar i ri, i cili ka luajtur shumë ndeshje për kombëtaren dhe klubin. Ai është pjesë e një mesfushe gjermane që është vërtet e jashtëzakonshme. Por, nuk dua të diskutoj për tregun e transferimeve, sepse Juventus po bën mirë”, ka shtuar ai.

Related posts

SHQIPËRIA U-15/ Kosova fiton UEFA Develompment Tournament

Delo.autor

SERIA A/ Njihuni me 20 lojtarët që kanë rritur vlerën e kartonit, ja kush kryeson

Delo.autor

Kupa e Shqipërisë është një “komardare shpëtimi”!!!

Q.Autor

Leave a Comment