Futboll Seria A

Inter hidhet në sulm për yllin e Serie A, gati të shpenzojë 40 milionë euro

Interi është ende i interesuar në Domenico Berardin dhe tani është në bisedime për të me Sassuolon, raporton Calciomercao.com

“Zikaltrit” ka kohë të gjatë që e kërkojnë anësorin e Sassuolos, por performancat e tij para golit janë zbehur disi që prej se u lëndua në fillim të sezonit të kaluar.

Sipas Pasquale Guarro nga Calciomercato.com, Interi e ka pyetur përsëri Sassuolon për Berardin, mbase sepse ai nuk po kalon nëpër momentet më të mira të tij. 40-milionshi që Sassuolo gjithmonë e ka vendosur si pikënisje e bisedimeve do të ishte i tepërt për Interin, me trajnerin Luciano Spallettin që ka pohuar se klubi zikaltër nuk i ka as 30 milionë euro për të blerë lojtarë në janar.

Zgjidhja që Interi ka propozuar është dy vite huazim me detyrim për ta blerë më vonë.

Kjo ofertë nuk e ka bindur ende Sassuolon dhe duhet se do të jetë e vështirë ta bëjë.

Related posts

Verona barazon Juventusin, Caceres shënon supergol (VIDEO)

Q.Autor

SUPERLIGA LUHET NË DY DITË/ Spikat Egnatia – Tirana! Agjenda e javës së 30-të

F.autor

RËNIE DRASTIKE/ Përgjysmohet kartoni i Vlahovic, shpresa e fundit mbetet…Tuchel

F.autor

Leave a Comment