Futboll Premier League

Conte flet për merkaton, kërkon Barkleyn tek Chelsea

Conte shpreson ta ketë të Chelsea Barkleyn.

Mesfushori i talentuar anglez i Evertonit, Ross Barkley, mund ta veshë fanellën e Chelseat në këtë afat kalimtar. Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe trajneri i Bluve të Londrës, Antonio Conte.

“Sigurisht, po flasim për një lojtar anglez, lojtar të ri, një perspektivë e mirë për Chelsean. Është mundësi e mirë për klubin që ta blejë Barkleyn. Por, e përsëris, është klubi që do të informojë për lajme më të reja”, u shpreh Conte.

“Sigurisht, gjithashtu duhet që lojtari të rikuperohet sa më parë. Ai është i lënduar dhe nuk ka luajtur për shtatë muaj”.

Kartoni i Barkley pritet t’i kushtojë Chelseat 14 milionë funte.

Related posts

Guardiola: Vështirë të gjesh lojtar më të mirë se Iniesta

Sadik.Autor

VJEN NGA KATEGORIA E GJASHTË ITALIANE/ PSG habit me afrimin e portierit në merkato

Delo.autor

LIVE/ Asani vendos baraspeshën në “Niko Dovana” (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment