Futboll Seria A Sport

ZYRTARE/ JUVENTUSI arrijnë marrëveshjen për TRANSFERIMIN e mbrojtësit ZIKALTËR

E ardhmja e Joao Cancelos do të jetë sërish Seria A, por këtë herë jo më te Interi. Mbrojtësi i djathtë portugez është shumë pranë kalimit te Juventusi, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi.

Mediat italiane dhe spanjolle raportojnë se marrëveshja është arritur për shumën e 38 milionë eurove, ndërsa transferimi do të kryhet si huazim i thjeshtë, me detyrim blerjeje në sezonin e ardhshëm.

Protagonist i një sezoni fantastik me Interin, Cancelo nuk u ble dot nga zikaltrit, për shkak të Fair Play-t Financiar dhe u rikthye sërish te Valencia.

Mbrojtësi nuk u grumbullua nga Portugalia në kampionatin botëror dhe tashmë është me pushime, ndërsa shumë shpejt pritet të udhëtojë drejt Torinos, ku do të prezantohet me skuadrën e Juventusit.

Bardhezinjtë pritet që këto ditë të zyrtarizojnë edhe mesfushorin Emre Can, ndërsa po avancojnë tratativat për të sjellë në Itali edhe rusin Golovin, autor i paraqitjeve mjaft të mira në këto ditë të para të Botërorit.

Related posts

FOTOLAJM/ Trajneri i ri i Barcelonës kapet mat në aeroport!

Delo.autor

MANCHESTER CITY-LYON/ Walker godet me bërryl Cornet, por i shpëton të kuqit (VIDEO)

Delo.autor

Çmenduri e “Tuttosport”/ Për 46 ditë rresht në faqen e parë mban…RONALDON

Isa.Autor

Leave a Comment